Çfarë është SHISH?
Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) është institucion qendror, që varet nga Kryetari i Këshillit të Ministrave. Ai është krijuar sipas parimit të njohur që një vend ka nevojë për një organizëm efektiv, profesional dhe të aftë të furnizojë me inteligjencë organizmat dhe figurat shtetërore të ngarkuara me ligj, në funksion të vendim-marrjes politike dhe të sigurimit kombëtar. Shërbimi Informativ Kombëtar është organ i depolitizuar. Punonjësit e tij detyrohen të nënshkruajnë e të zbatojnë deklaratën e departizimit.
Kush e drejtonte SHISH?
Deri para dy javësh, Shërbimi Informativ Shtetëror drejtohej nga Bahri Shaqiri. 42-vjeçari u shkarkua në mënyrë të menjëhershme nga kryeministri Berisha me dekret të Presidentit të sapo emëruar Bujar Nishani. Shaqiri ka drejtuar inteligjencën shqiptare për 7 vite me radhë, duke i rezistuar edhe rotacionit politik në vitin 2005. Në vend të tij u emërua Visho Lika.
Cili ishte reagimi i Berishës?
Kryeministri Berisha shkarkimin e ish kreut të SHISH, Bahri Shaqirin e ka lidhur me heshtjen e mbajtur për 21 janarit. Sipas kryeministrit heshtja e tij favorizonte Partinë Socialiste. Berisha për këtë veprim nuk u konsultua as me aleatin strategjik, SHBA, çka solli edhe tronditjen e ambasdorit amerikan, Aleksandër Arvizu.
sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com