Çfarë po mendon qeveria të bëjë me pavarësinë?
Ministria e Kulturës hapi dje zarfat për shpenzimin e 1 milionë eurove për organizimin e tre koncerteve për pavarësinë, koncerte që do të zhvillohen në Tiranë. Dje mediat nuk u lejuan të ndjekin procedurën por edhe të marrin informacion për garuesit në tender.
A ka kontestime?
Qeveria po i jep miliona lekë Bashkisë së Tiranës ndërkohë që Bashkia e Vlorës është ankuar për mungesën e fondeve, madje edhe heqjen e lekëve të grantit të pakushtëzuar, në shumën e 870 milionë lekëve, duke e lënë pa para Vlorën në prag të festimeve të mëdha. E ndërkaq, për tenderin e zhvilluar dje, edhe zv.ministri i Kulturës Nikollë Lesi deklaroi se nuk kishte informacion.
E si do reagohet?
Pritet që nesër ministria e Kulturës të nxjerrë kompanitë që kanë qenë prezent në këtë garë për të parë se cili do të jetë fituesi. Shumë kompani nuk kanë mundur të bëhen pjesë e kësaj procedure për shkak të mosplotësimit dot në kohë të dokumentave të tenderit.
(gk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com