Historiani amerikan Edwin Augustus Grosvenor (1845–1936), ne veprën e tij te rëndësishme "Constantinople" (1895) sjell një informacion tejet interesant kur viziton kishën e Shën Irenës ne Kostandinopoje.
Citim: " ...në të djathtë të sheshit (të kishës, shënimi im) gjenden tre sarkofagë të mëdhenj porfire. Ata u nxorën prej gërmimeve të bëra në vitin 1847 prej rrënojave të Kishës së Shën Menas-it ne Seralio (Seraglio), por janë dërguar atje nga periudha që nuk mbahen mend prej Kishës së Apostujve të Shenjtë. Ai më larg në veri (shih foton, shënimi im), vazhdon të jetë i mbuluar prej kapakut me kulm, ndoshta, sikurse Dethier pothuajse ka provuar, që është Sarkofagu i Teodosit të Madh. Monogrami i Jezu Krishtit (mbi sarkofag, shënimi im) është i rrethuar prej një kurore dafine të fitores, kapak i shenjtërisë.
Nën të janë shkronjat Alfa dhe Omega, te cilat simbolizojnë besimin dhe shpresën e Krishtere. Sarkofagu në të majtë (shih imazhin e bashkangjitur me shkrimin, shënimi im) është edhe më i madh, -dymbëdhjetë e gjysmë këmbë i gjate ( 3.81 metër, shënimi im), me gjashtë e gjysmë këmbë i gjere (1.98 metra, shënimi im),- por jo i latuar prej një guri të vetëm. Kapaku i mungon. Një hamendje jo e pa mundur ia cakton atë Kostandinit të Dytë, i cili vdiq në vitin 360 (m.Kr., shënimi im).
Sarkofagu i tretë, i cili shquhet (dallohet) në plan të parë, gjithashtu i mungon kapaku i tij...
...tashmë prej një zinxhiri provash anësore, të cilat janë të pamundura të dyshohen, vërtetojnë që ky sarkofag ishte dhomëza sepolkrale ku arkivolet e Kostandinit të Madh dhe nënës së tij Shën Helena, u zhvendosen prej varrit të vjetër në Rome, dhe u vendosën së bashku nënë dhe bir pranë njëri-tjetrit përfundimisht."
Përktheu: Etnor Canaj
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com