Tre shenjat e horoskopit që zemërohen për gjënë më të vogël

Tre shenjat e horoskopit që zemërohen për gjënë më të vogël

Foto ilustruese

Ne të gjithë luftojmë për të kontrolluar emocionet tona ndonjëherë, por ka disa shenja sipas astrologëve që e përjetojnë atë në ekstreme, pavarësisht nëse kjo reflektohet në sjelljen e tyre apo jo.

Gaforrja
Është shenja që i jeton intensivisht emocionet, si ato të këndshmet ashtu edhe ato të vështirat. Kur është në humor të mirë, ai do të jap pafund dashuri për ata që e rrethojnë, por kur është në humor të keq, ai do të bëhet një lëmsh negativiteti, ai mund të distancohet nga të gjithë në mënyrë që të mos i lëndojë ata. 

Akrepi
I famshëm për zemërimin e tij, ai i ndjen intensivisht të gjitha emocionet dhe nuk mund t’i fshehë ato. Por të paktën ai mund të gjejë mënyra alternative për t’i kanalizuar, për shembull duke u ushtruar kur është nervoz ose duke dëgjuar muzikë melankolike kur është i shtrirë. Ai gjithashtu, në vend që të hakmerret ndaj personit që është burimi i vuajtjes së tij, mund të preferojë të çlirojë energjinë e tij duke u kujdesur për ata që do.

Peshqit
Një tjetër shenjë shumë e ndjeshme, e cila ndryshon humor në sekondë, shpesh duke e vënë veten në siklet kur kupton se çfarë ka bërë, pasi gjatë një shpërthimi emocional nuk është në gjendje të mendojë dhe të veprojë qartë. Ai mund të shqetësohet për gjërat më të thjeshta, të cilat do ta zhytin në mjerim ose do ta çojnë në zemërim fëminor.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin