Tre të miturat shitën bizhuteritë e
prindërve për të ardhur në Tiranë

Tre të miturat shitën bizhuteritë e<br />prindërve për të ardhur në Tiranë
Tiranë - Zbulohet aventura e tre vajzat e mitura, të cilat u shpallën të humbura një ditë më parë nga familjarët e tyre në Korcë. Duket se plani i tyre ishte përgatitur prej kohësh. Arratisja e tyre nisi me grabitjen e bizhuterive në familjen e njërës prej vajzave, kurse 2 vajzat e tjera i kanë shitur tek një argjendari në qendër të Korçës, duke përfitura prej tyre shumën prej 600 mijë lekësh të vjetra.

Tre vajzat me inicialet ,B.D, K.Z dhe Xh. H, me banim në "Lagjen Franceze" në Korçë u deklaruan të humbura mbrëmjen e së hënës dhe u shpallën në kërkim dhe u gjetën në Tiranë në më pak se dy orë. 

Paraditen e së hënës ,vajzat e mitura kanë udhëtuar me furgon drejt Tiranës dhe janë vendosur në një hotel në periferi të saj. Pasi kishin paguar hotelin për tre ditë ,vajzat kanë shpenzuar pjesën më të madhe të parave të mbetura ,për të ndryshuar lukun dhe për të blerë veshje të shtrenjta. Jashtë kamerave ,prindërit,tregojnë se u njoftuan mbrëmë për gjetjen e vajzave nga pronari I hotelit ku po qëndronin 3 të miturat pasi lajmi u publikua në disa media.

Dy vajzat 13 dhe 10 vjeçare ndodhen ende në Tiranë ,ndërsa vajza tjetër është kthyer në shtëpi gjatë mëngjesit të sotëm. Vajzat u kanë treguar prindërve se ishin larguar nga shtëpia ,pasi kërkonin një jetë më të mirë dhe sipas tyre, atë do ta gjenin në Tiranë. Policia e Korçës ,e cila u vu në alarm pas denoncimit për zhdukjen e tre vajzave ,është duke vijuar hetimet për të zbuluar nëse vajzat shoqëroheshin nga persona të tjerë më të rritur,apo gjithçka ka qenë një aventurë.

(sg/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)