Tre ton drogë në Rrëshen 
shoqërohen 14 persona

Tre ton drogë në Rrëshen <br />shoqërohen 14 persona
Policia ka sekuestruar në Rrëshen mbi 3 ton kanabis, ndërsa është arrestuar pronari i magazinës ku përpunohej droga dhe 14 persona, që punonin për procesin e tharjes.
 
Pronari i magazinës ku përpunohej kanabisi është biznesmeni Kastriot Reçi, ndërsa vazhdojnë hetimet për personat e tjerë të përfshirë në rrjetin kriminal.
 
Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive nga magazina rreth 40 metra e gjatë ku  përpunohej kanabisi në Rrëshen.
 
Magazina e përshtatur në një pikë grumbullimi për përpunimin e kanabisit ishte ndërtuar kohët e fundit dhe ishte pranë magazinave të ish-pularisë.

Magazina mbahej nën vëzhgim prej 3 ditësh nga policia, ndërsa pasditen e sotme mbi 100 forca policie e rrethuan duke konkretizuar operacionin.
 
Në operacion morën pjesë policia e Lezhës në bashkëpunim me Shkodrën dhe Forca të Tiranës duke sekuestruar sasinë prej 3 ton të kanabisit.

 
Zhvillimet nga operacioni në Rrëshen

17:20 Arrestohet biznesmeni Kastriot Reçi
Policia e Lezhës ka arrestuar biznesmenin, Kastriot Reçi i cili është pronari i magazinës ku u sekuestrua kanabisi në Rrëshen.

16:55 Në operacion morën pjesë mbi 100 policë
Report Tv ka siguruar pamjet brenda magazinës së kanabisit në Rrëshen, ndërsa policia vazhdon punën për arrestimin e financuesve.

[gallery]19460[/gallery]
16:45 Policia Lezhë: 15 të arrestuar
"Operacion anti-cannabis i zhvilluar nga shërbimet e D.V.P. Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe F.N.Sh-në , i cili ka përfunduar që në orën 15:00.
 
Është konstatuar një magazinë me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike.
 
Janë shoqëruar 15 persona deri tani të cilët po sillen në D.V.P. Lezhë për veprime të metejshme hetimore.
 
Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë" deklaron Policia Lezhë.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik