Fillojnë problemet e para në qarkullim në segmentin alternativ që Autoriteti Rrugor Shqiptar vendosi vetëm për autoveturat, pas shembjes së rrugës Librazhd-Përrenjas.
Mësohet se në zonën e Moglicës kanë mbetur të bllokuar tre trajlera ku sipas informacioneve deri më tani është e pamundur të bëhet hapja e qarkullimit për shkak të këtij bllokimi.
Trajlerat mësohen se kanë kaluar nga Elbasani dhe janë lejuar nga policia e Librazhdit të kalojnë në këtë segment. Policia e Korçës ndërkohë ndodhet në vendngjarje, me forca të shtuara në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për hapjen e qarkullimit.
Lajmi kryesor:
‘Paralizohet’ juglindja, shembja e rrugës Librazhd-Pogradec bllokon qarkullimin! Pas disa orësh trafik, zhbllokohet qarkullimi në rrugën alternative Maliq-Gramsh (VIDEO)









