VIDEO/ Tre vatra zjarri në Marinzë, neutralizohen në kohë, dyshohen të qëllimshme

Tre vatra zjarri paralele kanë rënë mesditën e sotme në Marinzë, duke rrezikuar banesa dhe stanet e bagëtive.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të Roskovecit, Eltjon Hyska, zjarri fillimisht është pikasur nga punonjës të kompanisë “Bankers Petroleum” të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Në vendngjarje kanë mbërritur 4 mjete zjarrfikëse të Roskovecit, Fierit dhe Bankersit, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve dhe largimin e rrezikut pranë banesave, ku ndodheshin të alarmuar banorët e zonës.

Ndërkohë banorët shprehen jo vetëm të frikësuar, por edhe të indinjuar për faktin se sipas tyre zjarret, pothuajse të përditshme gjatë muajit tetor janë të qëllimshme, duke kërkuar ashpërsim të ligjit.

Sipas Hyskajt, fatmirësisht këto vatra zjarri u fikën pa dëme, ndërkohë që ka theksuar faktin se Marinza, gjatë këtij sezoni veror ka qenë i përfshirë nga vatra të shumta zjarri të cilat iu janë afruar edhe puseve të naftës.

Aktualisht, situata është nën kontroll, ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse po punojnë në terren për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit të cilat të favorizuara nga era mund të riaktivizohen.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protestat te bashkia, sulmet e Metës dhe 'lëvizja' e papritur ndaj SPAK, Erion Veliaj sonte në 19.00 në Report Tv

Protestat te bashkia, sulmet e Metës dhe 'lëvizja' e papritur ndaj SPAK, Erion Veliaj sonte në 19.00 në Report Tv