Ekstradohet nga Gjermania një 30-vjeçar shqiptar i cli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Burime zyrtare bëjnë me dije se 30-vjeçari është identifikuar si Drini Valca, banues në Sarandë.
30-vjeçarit në vitin 2019 i është dhënë masa 'arrest me burg' nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”.
Në vitin 2018, Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar rreth 30 kg lëndë narkotike e cila ishte përgatitur për t'u trafikuar në Greqi. Në këtë ngjarje rezulton i përfshirë edhe Valca, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë kanë siguruar lëndën narkotike dhe e kanë përgatitur për ta trafikuar drejt Greqisë, por rezultoi pa sukses.