Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo tregohet gjithashtu shumë diskrete përsa i përket jetës së saj private dhe deri më sot se kishte publikuar fytyrën e të bijës në rrjetet sociale.
Mia e vogël tashmë ka mbushur tre vjeçe. Moderatorja ka publikuar disa video në rrjetet sociale ku shihet teksa e vogla e saj luan me plakun prej bore që kanë ndërtuar së bashku. Ajo që ra në sy është edhe fytyra e vajzës së Rudinës që është aq e ëmbël.