Tre zyrtarë të komunës Bërzhitë
në gjyq abuzuan me tenderat

Tre zyrtarë të komunës Bërzhitë<br />në gjyq abuzuan me tenderat
TIRANE- Tre zyrtarë të komunës së Bërzhitës janë dërguar në gjyq për akuzën e “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Të akuzuarit janë R. Abdija, kryetar i tenderit, Y. Llupa dhe B. Zeqiri anëtarë të tenderit me objekt “Rikonstruksion i rrugës së fshatit Dobresh” me fond limit 10.929.083 Lekë pa TVSH.
 
Keta shtetas si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO-së) në tenderin në fjalë kanë skualifikuar një shoqëri “H…..” Sh.p.k, (prokuroria jep vetëm inicialin e emrit të firmës)  me argumentin se kjo shoqëri nuk plotësonte kriteret kualifikuese, pasi nuk kishte paraqitur listë-pagesat dhe nuk dispononte mjetin fadrom.
 
Sipas akuzës ata kanë përjashtuar nga tenderi shoqërinë “H…..” Sh.p.k e cila ka paraqitur ofertën ekonomike më të ulët dhe konkretisht në vlerën 9.292.710 Lekë pa TVSH.  Ndërkohë që shoqëria “M…..” Sh.p.k e klasifikuar në vend të parë ka paraqitur ofertën në vlerën totale 9.480.398 Lekë pa TVSH, duke sjellë një dëm ekonomik që rrjedh nga diferenca e dy ofertave të dy shoqërive në fjalë.
 
Hetimet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë nisën më 22 shkurt 2013 mbi bazën e materialit kallëzues të ardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Menjëherë Prokuroria  regjistroi procedimin penal për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 248 e 258 të K.Penal.  Hetimi ndaj tyre u mbyll më 5 korrik dhe dosja tashmë ka shkuar për gjykim në gjykatën e Tiranës.
 
DOSJA E PROKURORISE

Të pandehurit me urdhërin e brendshëm nr.9 datë 10.02.2011, të Autoritetit Kontraktor Komuna Bërzhitë, janë caktuar në Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në procedurën e prokurimit të tenderit të hapur me objekt “Rikonstruksion i rrugës së fshatit Dobresh”, me fond limit 10.929.083 Lekë pa TVSH, shtetasi R. Abdija është caktuar kryetar dhe shtetasit Y. Llupa dhe B. Zeqiri anëtar. Ky tender është zhvilluar nga Autoriteti Kontraktor Komuna Bërzhitë në datën 07.,03.2011, ora 18:00 në bazë të urdhërit të prokurimit datë 03.02.2011. 

Keta shtetas si anëtare e KVO-së në tenderin në fjalë kanë skualifikuar një shoqëri “H…..” Sh.p.k, me argumentin se kjo shoqëri nuk plotësonte kriteret kualifikuese, pasi nuk kishte paraqitur listë-pagesat dhe nuk dispononte mjetin fadrom.

Në kriteret e vecanta të kualifikimit të tenderit duke ju referuar dokumenteve standarde, nuk janë kërkuar listë-pagesa, por dëshmi nga administrata tatimore. Gjithashtu rezulton se shoqëria e skualifikuar në dokumentet e ofertës së saj ka paraqitur një kontratë qiraje të noterizuar datë 07.03.2011, sipas së cilës shoqëria “E….” Sh.p.k i ka dhënë me qira shoqërisë “H…..” Sh.p.k , ndër të tjera edhe një mjet fadrom. 

Nga këqyrja dhe marrja e dokumenteve të ofertës së shoqërisë “H….” Sh.p.k pranë Komunës Bërzhitë rezulton se nga kjo shoqëri janë dorëzuar një sërë vërtetimesh të lëshuara nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, të cilat plotësojnë kriterin kualifikues sipas dokumenteve standarde, i cili thotë: “Kandidati ofertuesi duhet të paraqes një dëshmi nga administrata tatimore për një punësim mesatar prej 10 punonjësish për vitin 2010, për periudhën janar-dhjetor”. 

Gjithashtu nga këqyrja e regjistrit noterial të noteres Sh.Gj. rezulton e regjistruar kontrata e qirasë datë 07.03.2011, sipas së cilës shoqëria “E…..” Sh.p.k i ka dhënë me qira shoqërisë “H…..” Sh.p.k, ndër të tjera edhe një mjet fadrom. 

Shoqëria “H…..” Sh.p.k ka paraqitur ofertën ekonomike më të ulët dhe konkretisht në vlerën 9.292.710 Lekë pa TVSH, ndërkohë që shoqëria “M…..” Sh.p.k e klasifikuar në vend të parë nga KVO-ja, ka paraqitur ofertën në vlerën totale 9.480.398 Lekë pa TVSH, duke sjellë një dëm ekonomik që rrjedh nga diferenca e dy ofertave të dy shoqërive në fjalë. 

Në këto kushte shtetasit shtetasit B. Zeqiri, R. Abdija, Y Llupa kanë konsumuar veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenit 258 të K.Penal.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Po riparonte tamburet e makinës me gurë fresibël, humb jetën 56-vjeçari

Tiranë/ Po riparonte tamburet e makinës me gurë fresibël, humb jetën 56-vjeçari