Çmimet e naftës në botë qëndruan të larta në tregje edhe këtë të premte duke u rritur për të tretën ditë radhazi, me gjasat që ato të jenë të larta edhe në pikat e furnizimit në javët në vijim. Nafta Brent u rrit me 2.5%, duke arritur në 110.68 dollarë për fuçi, çka tregon se tregjet e energjisë nuk janë qetësuar nga premtimi i Donald Trump për të ndalur goditjet e objektivave energjetikë të Iranit edhe për 10 ditë të tjera.

The Guardian shpjegon se tregjet duket se kanë arritur në përfundimin se kjo periudhë shtesë 10-ditore zgjat kohën gjatë së cilës pak naftë do të kalojë përmes Ngushticës së Hormuzit, duke kufizuar furnizimet. Trump e shtyu afatin ndaj Iranit deri më 6 prill, por megjithëse kjo ul rrezikun e një përshkallëzimi të menjëhershëm, nuk tregon një rrugë të qartë drejt zgjidhjes.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani: Hormuzi është i mbyllur! Izraeli godet në Teheran vendin e prodhimit të raketave