Tregjet globale të aksioneve u hapën me rritje gjatë së premtes si pasojë e zërave se bankat qendrore do të ndërhyjnë duke zgjeruar stimujt. Edhe nafta, së bashku me valutat e tregjeve në zhvillim u rritën ndjeshëm. Me rritje u hapën edhe bursat aziatike. Çmimet e naftës pësuan një rënie të madhe gjatë kësaj jave në tregun botëror duke shkaktuar një zhvlerësim të madh në çmimet e aksioneve. Rënia goditi rëndë kompanitë e naftës dhe gazit, ndërkohë që ky sektor ka përjetuar probleme me rënien e çmimit të karburantit kohët e fundit. Ndërkohë, euro është në minimumin e saj gjatë dy javëve të fundit.
/Shqiptarja.com











