Tregjet në rënie të thellë
Mbaron efekti SuperMario

Tregjet në rënie të thellë<br />Mbaron efekti SuperMario
Bursa e Milanos hapet sot me 1.30% rritje, por mbyllja është mëse negative me -1.99%. Diferenciali ndërmjet titujve të shtetit italianë me ato gjermane (spread) rifillon rritjen: Rendimenti i bonove të thesarit fluturon në 6.7%.

Ditë e rëndë për “Piazza Affari” që pas një nisje pozitive të fort përfundon në rënie: Në fund të ditës Ftse Mi bra me 1.99%. Në londër Ftse 100 ra me 0.47%, në Paris Cac 40 ra me 1.28%, ndërsa në Frankfurt Dax 30 pësoi një rënie prej 1.19%. Pra tensionet në borxhin publik italian vayhdojnë të jenë të forta dhe kështu tregjet ndryshojnë ecurinë e tyre pas ankandit prej 3 miliard eurosh në bono thesari me skadencë 5 vjecare.

Thesari italian arriti të hedh në tregë 3 miliard gjatë një mometi pasigurie dhe vështirësie për të treguar që tregu i jep besim Mario Monti-it, krzeministri I ri italian. Por rendimeti fluturoi në 6.29%, më i larti që prej vitit 1997, pavrësishtë se kërkesë mbuloi 1.46 herë ofertën.

Pra nga një anë regjistrohet një rritje e fortë lidhur me ankandin e fundit të tetorit kur rendimentet lëviznin nga 5 deri në 5.5%, nga ana tjetër është për tu nënvizuar rënia në krahasim me tregun dytësorë: Javën e shkuar bonot e thesarit me skadencë 5 vjecare jepnin një rendiment prej 7.50%.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit