Në qytetin e Fierit policia bashkiake është dashur të konfrontohet me tregtarët e tregut industrial, në tentativën për ti ndaluar tregtarët të ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Që në orët e para të mëngjesit tensionet ndërmjet tregtarëve që dëshironin të nisnin punën e tyre dhe policinë bashkiake që kishte urdhër ti ndalonte ata, shkaktuan një konflikt të vogël.
Sipas një vendimi të këshillit bashkiak, 270 tregtarët do duhet të shpërngulen në një treg privat, gjë që tregtarët e kundërshtojnë duke kërkuar me forcë një treg të administruar nga bashkia.
Pas bllokimit nga policia, tregtarët janë detyruar të organizojnë një përfaqësi dhe i janë drejtuar prefekturës së Fierit për të zgjidhur problemin. ah/Shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com