Pavarësisht kërkesës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për mbylljen e 43 subjekteve tregtare të cilat operojnë në tregjet e kryeqyteti, të cilat duhet të mbyllen se nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare, asnjë prej tyre nuk i është bindur urdhrit. Sipas tregtarëve, kërkesat e lëna në proces-verbalejanë absurde ndaj edhe ata kanë vazhduar sërish tregtimin e ushqimeve Sipas tregtarëve në ish-uzinën “Dinamo” po përsëritet skenari i disa muajve më parë për largimin e tyre në tregun e ngritur në autostradë. Sipas shitësve, kushtet higjeno-sanitare në këtë treg janë përmirësuar.
/Shqiptarja.com










