Tregtarët e Durrësit ‘ulin qepenat’, s’ka blerës! Mbyllen 30 biznese në tregun industrial

Durrës - Fillimviti është një periudhë e vështirë mbijetese për tregtarët e Durrësit, pasi ka rënë ndjeshëm fuqia blerëse.

“Situata është e keqe rrimë gjithë ditën dhe nuk shesim asgjë. Shumë janë mbyllur, kanë ikur jashtë vendit. Gjithnjë në rënie është ekonomia. S’kanë lek njerëzit”.

“Ora 10 pa 20 dhe skam bërë asnjë shitje. Disa e kanë mbyllur, kanë falimentuar nga mungesa e shitjeve.

Gjatë muajit Janar kanë falimentuar 30 biznese të vogla, ç’ka vihet re nga mbyllja e qepenëve. Sipas kolegëve të tyre, largimi ka ardhur si shkak i mungesës së shitjeve.

“U bë dy javë që s’kam bërë sefte. Dal këtu për bukën e kalamajve, por s’ka punë. I sheh këto qepenët e mbyllur? Ikën këta se ska punë”.

“Janë detyruar të mbyllin bizneset. Të rinjtë njëhere ikin, por ne që jemi në moshë detyrohemi të rrimë këtu se skemi mundësi të tjera punësimi”.

Të tjerë tregtarë ankohen për kushtet e vështira, siç është mungesa e ujit dhe energjisë elektrike. Tregu industrial menaxhohet nga një subjekt privat, të cilit tregtarët i paguajnë qiranë mujore. Ata kërkojnë përmirësimin e kushteve nga Bashkia dhe subjekti privat.

“Mallin na e zbardhi dielli se bie në xham. Shiheni si është bllokuar rruga, edhe një zjarr po të bie këtu nuk hyn zjarrfikësja. Këtu s’ka drita, as ujë. Ka qenë cirku këtu dhe u shit cirku dhe u bë treg”. “Kushtet janë të vështira. S’ka ndriçim, ajrim, etc”.

Tregu Industrial në rrugën “Abaz Çelkupa”, ku shiten veshje dhe orendi me pakice, ndjihet si tregu i vogël i Durrësit. Aktualisht operojnë 70 biznese, të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.   

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës