TIRANE- Tregtarët e ish-Uzinës Dinamo kanë vijuar protestat e tyre për të kundërshtuar mbylljen e tregut. Paraditen e djeshme ata janë ndalur përpara Ministrisë së Bujqësisë, ku kanë kërkuar ndërhyrjen e ministrit Panariti për të mos lënë pa punë rreth 5 mijë persona. Tregtarët e ish-Uzinës Dinamo kanë firmosur edhe një peticion kundër mbylljes së tregut, të cilin ja kanë dërguar kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit Meta, ministrave Ahmetaj dhe Veliaj. “Mbyllja e tregut ka nxjerrë 5 mijë persona në rrugë dhe të papunë.