Tregtarët romë në Elbasan ngrihen në protestë! Llatja: I japim fund tregtisë në rrugë

Tregtarët romë të produkteve të përdorura në Elbasan u ngritën këtë të mërkurë në protestë para institucionit të bashkisë  pasi kjo e fundit ndërmori aksionin për lërimin e hapësirave publike. Nga ky aksion janë prekur rreth 80 tragtarë të cilët prej gati 30 vitesh shesin në rrugë për të siguruar mbijetesën. Sipas tyre ambienti i ri që ka vendosur bashkia t’i transferojë është i papërshtatshëm pasi është një mjedis i izoluar dhe nuk ofron asnjë kusht higjeno- sanitar. Sipas tyre ata me tregtinë  në rrugë sigurojnë mbijetesën.

‘U vendos të gjejmë një vend, të shohim çfarë do të bëjmë! Nuk është zgjidhje të shesim në rrugë, atje ku na kanë çuar nuk vjen njeri.’- u shpreh një prej tyre.

Sapo mbërriti në punë kryebashkiaku Gledian Llatja u përball me tregtarët. Teksa ftoi një përfaqësi të tyre për të biseduar pohoi se aksioni vjen në kuadër të rikthimit të hapësirave publike qytetarëve. Sipas tij tregtarët ishin vënë në dijeni për aksionin e një dite më parë.

‘Ju e dinit që do të lëviznit! Nuk mund të rrini aty në rrugë, dhe unë kam dy vite që u kam thënë hajde të bëjmë një treg, toka u gjet atje!’- tha Llatja

Pas takimit me një përfaqësi tregtarësh kryebashkiaku u premtoi dy hapësira për ti përshtatur në treg. Ky vendim shkaktoi reagime të ndryshme nga protestuesit.

Të pakënaqurit pas takimit me kryebashkiakun u rikthyen sërish para dyerve të bashkisë në shenjë revolte ndaj  vendimit të tij. Nga ana tjetër bashkia Elbasan është e vendosur ti japë fund tregtisë në rrugë e cila jo vetëm ofron  një imazh negativ për qytetin, por edhe bëhet burim aksidenti në rrugë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Menshevik: 06/01/2022 09:19

    Glediani te shohe edhe skuadren e Elbasanit se ku ka perfunduar nje skuader qe kur luante dikur dridheshin edhe skuadrat e kryeqytetit kur luanin me te kurse sot dikur krenaria e ketij qyteti po shkon drejt shkrirjes.

    Përgjigju
  • Boleshevik: 05/01/2022 15:52

    O gledian hiq edhe ato qe jan tek stadiumi se na qelben qytetin

    Përgjigju
  • Loni: 05/01/2022 14:46

    Glediana ska zgjidhur problemet e tij do ju zgjidhi juve hallet per buken e gojes...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja