Tregtia dhe shërbimet kryesojnë
listën e ndërmarrjeve aktive
Gjatë vitit 2014 në të gjithë vendin numëroheshin 112.537 ndërmarrje me aktivitet ekonomik, krahasuar me 111.083 që ishin gjatë 2013, ndërsa në gjithë vendin vjet ishin 124,508 njësi lokale aktive, njoftoi sot INSTAT.
Gjatë vitit 2014 në të gjithë vendin numëroheshin 112.537 ndërmarrje me aktivitet ekonomik, krahasuar me 111.083 që ishin gjatë 2013, ndërsa në gjithë vendin vjet ishin 124,508 njësi lokale aktive, njoftoi sot INSTAT.
Në 2014 krahasuar me vitin 2013 numëroheshin 1.454 ndërmarrje aktive më shumë.Në totalin e ndërmarrjeve vërehet se 55,4 % e ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta janë me origjinë nga Italia e Greqia.
Femrat zotërojnë dhe menaxhojnë 28,5 % të ndërmarrjeve aktive.Krahasuar me një vit më parë, qarku i Tiranës shënoi rritje me 1.990 të numrit të ndërmarrjeve aktive, ndërsa në qarqet Shkodër dhe Durrës numri i ndërmarrjeve aktive u ul respektivisht me 1.021 dhe 499 ndërmarrje.
Rreth 52,6 % e ndërmarrjeve aktive janë përqendruar në qarqet Tiranë e Fier.Mbizotërimi i prodhuesve të shërbimeve është dukuri në të gjitha qarqet dhe luhatet nga 80,0 % në qarkun Fier, deri në 87,7 % në qarkun Tiranë.
Vjet u regjistruan 17.377 ndërmarrje të reja aktive, krahasuar me 12.131 që ishin në vitin 2013, ose shkalla e krijimit të ndërmarrjeve të reja vjet llogaritet në 15,4 % nga
10,9 % në vitin 2013.
Pjesa kryesore e ndërmarrjeve aktive konstatohet në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë.Kështu 37,4 % e ndërmarrjeve të reja kanë aktivitet ekonomik në tregti, ku mbizotërues me 77,4 % është tregtia me pakicë si dhe tregtia e automjeteve dhe motorçikletave.
Në sektorin e shërbimeve vjet u hapën 1.307 ndërmarrje të reja më shumë se gjatë 2013-tës, ku vërehet se 84,9 % e ndërmarrjeve aktive janë prodhues
të shërbimeve.
Ndërmarrjet me aktivitet ekonomik tregti, akomodim dhe shërbim ushqimor mbizotërojnë me 56 %.
Në grupin e prodhuesve të të mirave mbizotërues janë ndërmarrjet me aktivitet ekonomik industria përpunuese, me 52 %.
Në grupin e prodhuesve të shërbimeve mbizotërues janë ndërmarrjet me aktivitet tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave,
me 47 %.
INSTAT raportoi të dhënat statistikore mbi ndërmarrjet në Shqipëri. Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve shërben për qëllime statistikore dhe identifikon qartësisht njësitë me informacionin e marrë nga burimet administrative si: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) dhe vrojtimet statistikore që organizon INSTAT ose agjencitë statistikore
(Marrë nga ATSH)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50