Tregtia e armëve, ortakët e Zylës
dërguan fishekë në Nigeri

Tregtia e armëve, ortakët e Zylës<br />dërguan fishekë në Nigeri
Kompania shqiptare “Unimesko” që zotërohet nga ortakët e bashkëshortes së shfit të SHIU-t në prill të këtij viti ka realizuar dërgimin e një ngarkese me fishekë shqiptarë për në Nigeri. Shqiptarja. com në vazhdim të investigimit zbuloi se bë dokumentin ekskluziv të ANTA- s dhe kullës së kontrollit në Rinas, i cili zbardh dhe rrugëtimin e avionit mëngjesin e datës 25 Prill. Avioni u furnizua në Rinas nga 10 kamionë ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes të cilët kanë transportuar fishekët. Sipas investigimi gazetës rezultoi se Drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë i emëruar pas Gërdecit është përfshirë në konflikt interesi me tregtarët e armëve, pasi përfshiu bashkëshorten në tregtinë e armëve. Kompania është "Unimesko shpk" e cila është në pronësi të Andrzej Izdebzki dhe me administrator Lorenc Goçën, të cilat rezultojnë ortakë të gruas së kreut të SHIU-t, Liljana Zyla. Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes janë treguar hermetikë në dhënien e informacioneve të mëtejshme lidhur me këtë ngarkesë të kontraktuar për shtetin Nigerian.
(hh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij