Tregtia sektori kryesor në Kosovë, si nga numri ashtu edhe nga punësimi
PRISHTINE, 6 Shkurt/ATSH/-Numri më i madh i ndërmarrjeve në Kosovë, janë tregti me 16 091 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje (55.4%), industrisë përpunuese 3 736 (12.9%), akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimeve me ushqim me 3 126 (10.8%), ndërtimtarisë me 2 094 (7.2%), shërbimeve biznesore dhe shërbimeve të tjera me 1 897 (6.5%), transportit, depove dhe […]
/ATSH/-Numri më i madh i ndërmarrjeve në Kosovë, janë tregti me 16 091 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje (55.4%), industrisë përpunuese 3 736 (12.9%), akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimeve me ushqim me 3 126 (10.8%), ndërtimtarisë me 2 094 (7.2%), shërbimeve biznesore dhe shërbimeve të tjera me 1 897 (6.5%), transportit, depove dhe telekomunikacionit me 1 166 (4.0%), informacionit dhe komunikimit me 626 (2.2%), industrisë nxjerrëse me 149 (0.5%), furnizimit me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës me 144 (0.5), si dhe prodhimi, furnizimi me energji elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar arrijnë rreth 28 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje (0.1%).
Agjencia e Statistikave të Kosovës raporton se sa i përket punësimit për sektorët ekonomikë, të cilët ishin pjesë e hulumtimit, del që numri total i të punësuarve arrin shifrën 149 886, prej të cilëve sektori i tregtisë përbën rreth 57 379 të punësuar, ose shprehur në përqindje (38.3%), industria përpunuese 22 932 (15.3%), ndërtimtaria me 16 297 (10.9%), shërbimet biznesore 12 297 (8.2%), akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 11 174 (7.5%), furnizim me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar 9 025 (6.0%), kurse sektorët e tjerë kanë më pak se 5% të punësuar.
Karakteristikë tjetër që vlen të përmendet është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet, e që prapë dominon tregtia me një pjesëmarrje prej 55.7%, industria përpunuese me 11.8%, ndërtimtaria me 10.5%, kurse sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit.
Treguesi i pagës mesatare mujore që sillet, është rreth 349 Euro në aktivitetet e përfshira në anketë, e që është një tregues i përafërt me realitetin tonë./kosovapres/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4452
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09