Të gjitha njësitë e tregtimit të mishit që operojnë në territorin e qarkut të Lezhës kanë kaluar në siten e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë këtij muaji.
Ky fakt është bërë i ditur nga drejtori i AKU-së në Lezhë Lek Prendi sipas të cilit nga verifikimet e kryera nga inspektoret vihet re se ka përmirësim të kushteve hijeno- sanitare dhe veterinare për të ushtruar aktivitetin e tyre.
“Situata e tregtimin të mishit që janë të licencuara dhe janë objekt i punës sonë disponojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe plotësojnë të gjitha kushtet e sigurisë për transportimin, therjen, sitjen e deri tek konsumatori”, u shpreh Prendi
Prendi shton se gjatë vitit 2016-të institucioni që ai drejton ka marrë 102 masa administrative për subjektet që tregtojnë produkte me origjinë shtazore dhe kjo sipas tij ka dhënë ndikim në përmirësimin e kushteve të tyre.
“Janë marrë 102 masa administrative tregojnë për të gjitha ata tregtarë të mishit apo të prodhimeve të tjera shtazore që nuk i janë përafruar kushteve që ka legjislacioni për sigurinë ushqimore por edhe Autoriteti Kombëtar të Ushqimeve”, tha Prendi.
Problem për Autoritetin Kombëtar në Lezhë mbeten tregjet informale të cilat vijojnë të jenë prezentë në shumë zona, ndërsa është përgjegjësi e pushtetit vendor për disiplinimin e tyre, pasi produktet e tyre të pakontrolluara mbeten një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorit.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO