Tregtonin celularë kontrabandë në Tiranë! Arrestohen 3 persona

Tregtonin celularë kontrabandë në Tiranë! Arrestohen 3 persona

Celularët e sekuestruar

TIRANË- 3 raste janë goditur nga policia e Tiranës për tragtim të mallrave kontrabandë. Vihen në pranga pronarët e 3 subjekteve tregtare të cilët tregtonin celularë. Si rezultat janë sekuestruar 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit policor të koduar "Phones 2", kanë goditur 3 raste të tjera të kontrabandës së mallrave, për të cilat u bë arrestimi i Musa Xhaferit, Edison Lalës dhe Etmont Peposhit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania