Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit.

21 vjeçarët Seldi Dauti dhe Gani Roci të dy banues në Durrës u arrestuan në flagrancë nga blutë e qytetit bregdetar pasi merreshin me tregtimin e farave të kanabisit me qëllim kultivimin e tyre.

Ata tashmë do të përballen me akuzën e prodhimit dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Në momentin e arrestimit atyre iu gjetën dhe sekuestruan 260 fare kanabis.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës