Tregtonte lëndë plasëse, vihet nën hetim 38-vjeçari, iu sekuestruan 180 fishekzjarrë

Tregtonte lëndë plasëse, vihet nën hetim 38-vjeçari, iu sekuestruan 180 fishekzjarrë

DURRËS- Një 38-vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Durrësit pasi tregtonte lëndë plasëse piroteknike. Në pranga ka rënë shtetasi B. P., 38 vjeç, banues në Dibër.

Ai u ndalua në Portin e Durrësit dhe iu konstatua në makinë 2 kuti me fishekzjarrë, konkretisht 180 copë.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve me qëllim parandalimin e futjes në vendin tonë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, dhe tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin B. P. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur 2 kuti me 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli