Tregtonte mallra kontrabandë, vihet në pranga 44-vjeçari në Durrës! Një tjetër nën hetim

Tregtonte mallra kontrabandë, vihet në pranga 44-vjeçari në Durrës! Një tjetër nën hetim

Mallrat e sekuestruara

Një 44-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Durrësit, pasi është kapur duke tregtuar mallra kontrabandë në dyqanin tij.

Eri Xhaferi banues në Durrës, u arrestua nga policia, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara.

Po ashtu është vënë nën hetim në gjendje të lirë shtetasi E. S., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan paketa me cigare, pako me fishekzjarre, cigare elektronike dhe parfume, mallra këto të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Kontrabanda për mallra për të cilat paguhet akcizë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin