Tregtonte medikamente të kontrabanduara, arrestohet farmacisti në Tiranë

Tregtonte medikamente të kontrabanduara, arrestohet farmacisti në Tiranë

Drejtoria e Policisë Tiranë

Një farmacist 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga blutë e kryeqytetit pas një video-je të publikua në media, në të cilat dukej se ai bënte tregti të fshehtë të barnave në një farmaci ku ai punonte. Në pamjet e transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, farmacisti Hysni Roci bënte kontrabandë me medikamentet mjekësore.

Me publikimin e rastit, autoritetet kanë arrestuar 54-vjeçarin, i cili akuzohet se ka konsumuar 3 vepra penale, të cilat janë: “Kontrabanda me mallra të tjera", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave". 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos