Tregu i karburanteve- Çmimi i naftës dhe benzinës ulet me 5 lekë/litë

TIRANE - Tregu i karburanteve në vendin tonë ka shënuar sot rënie të çmimit me 5 lekë për litër për naftën dhe benzinën, duke reflektuar kështu pas kaq kohësh, uljen e çmimit të naftës bruto nën 48 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare.
Nga një vëzhgim në pikat e karburanteve në kryeqytet të premten, një litër naftë shitet 162 lekë dhe një litër benzinë 167 lekë, kundrejt çmimeve respektive 167 lekë nafta dhe 170-172 lekë benzina, që shitej ditë më parë.
Aktorët e tregut vlerësojnë se ndërhyrja e Autoritetit të Konkurrencës dhe presioni publik janë faktorët që kanë dhënë efekt  në reflektim e uljes së çmimeve, sipas ecurisë që ndjekin bursat nderkombëtare.
Ndërsa justifikimi i çmimit të lartë nga ana e distributorëve të karburantit argumentohej me rritjen e taksës së qarkullimit  me 12 lekë, që hyri në fuqi  ne janar  te ketij viti. /ATSH/
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan