Tregu i ndotur i ushqimeve në Vlorë, tregtarët: Kështu kemi punuar prej vitesh

Mes baltës dhe plehrave, në këtë vend tregtohen prej vitesh produkte ushqimore.

Me afrimin e festave është rritur numri i tregtarëve që vijnë nga Fieri e Vlora, por edhe blerësit. Pamjet tregojnë qartë mungesën e maskave e distancimit social.

Vendasit e njohin me emrin tregu i "Urës së Mifolit" që shtrihet nga qendra e Novoselës e deri pranë Urës.

Përpos produkteve industriale në këtë treg dalin edhe fshatarët e zonës për të shitur shpendë dhe bagëti.

"Ne në këto kushte kemi punuar prej 15 vitesh" - tha një tregtar.

"Kemi 20 vjet që punojmë kështu. Të kishte disa kushte më të mira, këtu është baltë" - tha një tjetër tregtar.

"Kushtet janë pak të vështira por nuk kemi se çfarë të bëjmë, do ushqehemi. Kemi shpresa mos na e rregullojnë" - u shpreh një zonjë.

Ka mbi 20 vite që ky treg i palicencuar funksionon jashtë çdo parametri higjieno-sanitar, duke shtuar rrezikun për konsumatorët.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur