Tregu valutor, leku fiton
pikë në fund të vitit

Tregu valutor, leku fiton<br />pikë në fund të vitit
TIRANE- Të gjitha valutat e huaja kanë humbur terren në këmbimet me lekun, ndërkohë që monedha kombëtare ka rekuperuar disi pozicionin e humbur gjatë muajit dhjetor.
Mësatarisht, dollari amerikan u kembye me 105.31 lekë, 0.42 më pak se në fund të javës së kaluar; euro me 137.49 lekë, 0.74 lekë më pak, paundi britanik GBP me 164.46 lekë, 1.32 lekë më pak se javën e kaluar dhe franga zvicerane me 112.45 lekë, 0.66 lekë më pak. Ndonëse është shpejt të flitet për tendencë, zakonisht në fund të vitit fluksi i emigrantëve është shoqëruar me hyrje më të larta valutore në treg.

Nga ky rregull bëri përjashtim viti i kaluar, kur heqja e vizave rriti numrin e shqiptarëve të cilët zgjodhën të udhëtojnë jashtë vendit për festat dhe kërkësa për valutë ishte më e lartë. Por, sipas statistikave të sivjetshme, numri i ardhjeve ka qenë më i lartë se një vit më parë, ndërkohë që është ulur tri herë numri i shqiptarëve që kanë vendosur të ikin përtej kufijve.

Faktorët që kanë ndikuar deri tani në kursin e këmbimit me euron kanë qenë të shumtë. Kështu, mund të përmenden ekzistenca e shumë filialeve të shoqërive të huaja (kryesisht evropiane) që rrit nevojën e tyre për të kthyer fitimet në euro për t'ja transferuar shoqërive mëmë; huamarrja në euro për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët; rreth 64% e importeve kryhen nga vendet e Bashkimit Evropian, e për pasojë kërkesa për monedhën euro është e lartë në sektorin tregtar; liberalizimi i vizave ka shtuar kërkesën e individëve për të kryer pushime ose blerje produktesh jashtë shtetit, kryesisht në vendet e Evropës.

Po kështu, situata politike në Shqipëri dhe ngjarjet e ndryshme që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në largimin relative të investitorëve të huaj, që ul kërkesën për monedhën vendase; perspektiva, edhe pse e largët e adoptimit të Euros për Shqipërinë dhe fakti që euro është forcuar edhe ndaj monedhave të tjera (+5.6% kundrejt USD) janë faktorë të tjerë ndikues.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga