Ministri i Brendshëm dhe një nga zv.kryeministrat e Italisë, Matteo Salvini ka postuar në mediat sociale një foto ku edhe tregon një incident që ka pësuar.

Me shaka Salvini shkruan se thyerja e dorës është një tregues i qartë i moshës së tij, si një shenjë se sporti në moshën e tij, mund të jetë i rrezikshëm.

Frakturë në kyçin e djathtë…Është një demonstrim që në moshën time të bësh sport (në rastin tim të vraposh në darkë nën shi, duke rrezikuar të rrëshkasësh si një budalla) mund të jetë shuuumë e rrezikshme

Matteo Salvini, ministër

Postimi i Salvinit në Facebook

Salvini është një nga politikanët më protagonistë në Itali, ku jo pak herë kanë bërë bujë deklaratat e tij kundër emigrantëve.