Tremujori IV, rritet treguesi i ndjesisë ekonomike

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) mbeti pothuajse i pandryshuar në tremujorin e katërt, duke shënuar një rritje të lehtë me vetëm 0.1 pikë përqindjeje në krahasim me tremujorin e tretë. Niveli aktual i TNE-së shënon vlerën 102, duke qenë 2 pikë mbi mesataren afatgjatë. Ecuria e TNE-së gjatë tremujorit të katërt u ndikua nga zhvillime me kahe të kundërta të sektorëve që e formojnë atë. Në rritjen e TNE-së kontribuan përmirësimi i besimit në sektorin e industrisë dhe të ndërtimit dhe disi më pak rritja e
besimit konsumator dhe të sektorit të tregtisë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Homazhe për Eglin Progën në Korçë, qytetarët kërkojnë drejtësi: Institucionet kanë detyrë të mbrojnë jetën