Trendi i ri/ Trajnerët shqiptarë “pushtojnë” futbollin në Kosovë

Sulejman Starova është i fundit nga trajnerët shqiptarë që i është bashkuar Superligës së Kosovës. Ish-trajneri i Partizanit i shkarkuar pak ditë më parë nga klubi i kuq ka firmosur me skuadrën e Ferronikelit. Gjatë prezantimit Naser Ramaj presidenti i skuadrës ka deklaruar se Starova do të fillojë punë menjëherë pasi gara për titullin është bërë e fortë dhe Ferronikeli do të arrijë objektivin për titullin kampion. Ferronikeli mban vendin e 4-të në renditje në Superligën e Kosovës 6 pikë larg vendit të parë.

Por Starova nuk është i vetmi që do të punojë në Kosovë. Prej muajsh disa nga trajnerët më të mirë shqiptar kanë emigruar dhe punojnë në shtetin fqinj ku futbolli ka filluar të njohë rritje. Mirel Josa drejton Prishtinën, Gugash Magani Trepça 89, Bledi Shkëmbi Lirinë e Prizrenit ndërsa në kategorinë inferior drejton Bledar Devolli që është në krye të pankinës së KEK.

Dhe duke parë klasifikimin aktual duket se edhe titulli në Kosovë do të jetë një çështje mes trajnerëve shqiptar të cilët kanë mësyrë në futbollin kosovar. Edhe shumë futbollistë të Superligës shqiptare i janë bashkuar asaj të Kosovës dhe po shkëlqejnë.
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor