Treni me studentë del nga shinat në Gjermani, 3 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur

Treni me studentë del nga shinat në Gjermani, 3 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur

Pamje nga aksidenti

Tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 60 të tjerë u plagosën pasi një tren doli nga shinat në shtetin juglindor të Bavarisë në Gjermani, thotë policia. Treni, i cili transportonte studentë, po shkonte për në Mynih kur tre vagonët dolën nga shinat pranë Garmisch-Partenkirchen, raporton BBC.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin, tha një zëdhënës i policisë. Imazhet e publikuara nga mediat lokale tregojnë disa vagona treni të shkatërruara.

16 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjashtë helikopterë, duke përfshirë tre të ardhur nga rajoni austriak i Tirolit, kanë shkuar në vendngjarje për të ndihmuar ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali