Tri ditë bombardime, Turqia nuk
tërhiqet,goditen grupet terroriste

Tri ditë bombardime, Turqia nuk<br />tërhiqet,goditen grupet terroriste<br>
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), bashkë me Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS), ka filluar një operacion nga Azezi kundrejt Afrinit të pushtuar nga PYD/PKK, në kuadër të Operacionit "Dega e Ullirit", raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetarët e AA-së në terren njoftuan se, në ditën e tretë të Operacionit "Dega e Ullirit", TSK-ja ka filluar një operacion edhe nga Azezi që gjendet në lindje të Afrinit, ku elementet tokësore kanë hyrë në tokat në objektiv.

Në operacion marrin pjesë edhe një numër i madh i pjesëtarëve të ULS-së. Ndërkohë avionët luftarak të TSK-së, kanë goditur objektivat terroriste që kanë bërë fole në malin Burseja e cila ka një rëndësi strategjike për mbrojtjen fizike të Afrinit.

Organizata terroriste falë pozicionit të Malit Burseja shënjestron civilët me sulme të predhave, artilerike dhe raketore në qendrën e qyteti Kilis dhe Azezin e kontrolluar nga opozitarët. Me pastrimin e terroristëve nga Burseja, do të zvogëlohen kërcënimet kundrejt linjës kufitare të Turqisë si dhe sigurisë së civilë sirianë në Azez dhe përreth.

Njësitë të TSK-së gjithashtu kryejnë gjuajtje artilerike edhe ndaj pozicioneve të PYD/PKK në disa fshatra të qarkut Xhinderis. TSK dhe ULS e cila mbështet operacionin, dje kishin marrë 11 pika duke hyrë në Afrin nga rajonet veriore, veriperëndimore dhe perëndimore.

- Operacioni e drejta e vetëmbrojtjes së Turqisë

Ndryshe, të shtunën, Turqia nisi Operacionin "Dega e Ullirit" për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini. Sipas Shtatmadhorisë së Turqisë, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe rajonit, si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

Operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Ushtria e Turqisë tha gjithashtu se "rëndësi të madhe" është duke u dhënë të mos dëmtohet asnjë civil.

Pasi regjimi i Asadit në korrik të vitit 2012 ia dorëzoi Afrinin organizatës PYD/PKK pa u konfliktuar, ky rajon përgjatë luftës është bërë vendi fole i organizatës. Për shkak të pozicioneve të larta gjeografike, një pjesë e konsiderueshme e qyteteve Kilis dhe Hatay të Turqisë mbesin brenda rrezes së zjarrit të organizatës në Afrin.

Organizata terroriste prej shumë vitesh përdor malet Amanos për tu infiltruar nga Siria në Turqi. Afrini është një pikë kyçe për PYD/PKK-në për të formuar një dalje në Mesdhe nga veriperëndimi i Sirisë. Nën pushtimin e organizatës PYD/PKK-së ndodhet një e katërta e territorit të Sirisë, gjithashtu edhe 65 për qind e vijës së kufirit Turqi-Siri.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS