TIRANË – Kryetari i PS-së, Edi Rama ka mbështetur sot në mbrëmje kompromisin e propozuar nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta duke deklaruar se: “Jemi gati t’i miratojmë tri ligjet e integrimit me kusht që ato të hyjnë në fuqi në shtator, me Kuvendin e ri. Për mua, propozimi i Metës ka sens. Nuk ka pse të mos e shfrytëzojmë periudhën e verës për këtë”, - tha ai.

Deklarata e Ramës u bë gjatë një interviste në emisionin “Opinion”.
Ilir Meta e njoftoi propozimin e tij për miratimin e tri ligjeve nga partitë parlamentare me kushtin që ato të hyjnë në fuqi në shtator, me ardhjen e Kuvendit të ri. Kryeministri Berisha po sot, deklaroi rreth një orë më pas, se do t’i miratojë tri ligjet ashtu siç janë kurse Rama, e mbështeti plotësisht propozimin e Metës.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)