"Tri motrat",incidenti me gazetarin
 flasin protagonistët: Ja si ndodhi!

 flasin protagonistët: Ja si ndodhi!">
"Tri Motrat" , drama e Çehov-it, është premiera që shfaqet sonte në Teatrin Kombëtar, nën regjinë e Hervin Çulit. Por, një ngjarje e pazakontë, e ndodhur një ditë më parë në  provat gjenerale të shfaqjes, duket se e shtoi më tepër dramaticitetin e saj.

Ashtu si në çdo shfaqje, edhe në provat gjenerale të "Tri Motrave", ishin të ftuar gazetarët dhe grupet e xhirimit për të ndjekur nga afër performancën e aktorëve.
Por, gazetari Eni Shehu, i televizionit  "ABC Neës", gjatë pushimit të shkrutër mes akteve të shfaqjes, pretendon se pasi është dhunuar fizikisht nga drejtori i Teatrit Kombetar, Henri Çuli, pa asnjë motiv, është nxjerrë jashtë godinës së teatrit.

“Miq, jam pa fjalë nga guximi i drejtorit të TK, i cili m’u sul si i çmendur duke më sulmuar dhe kërcënuar. Por, më shumë jam i prekur nga dashuria dhe suporti që më treguat të gjithë ju! Dikush më tha: ‘Kjo ngjarje skandaloze do mbahet mend gjatë në historinë e Teatrit Kombëtar, si ‘gazetari i diplomuar aktor, që u be Stari e i vodhi shkëlqimin premierës së dështuar të drejtorit," shprehej gazetari Shehi në faqen e tij në Facebook.

Vetë drejtori i Teatrit Kombëtar është shprehur në një prononcim për mediat se u detyrua të nxirrte forcërisht gazetarin Shehu nga salla , pasi ky i fundit nuk pranoni të dilte me vullnetin e tij. Kjo, sipas Çulit erdhi pas ngacmimeve që Shehu u bëri disa herë aktorëve gjatë provave.

“Gjatë dy akteve të para të shfaqjes, i ulur në rreshtat pranë skenës, gazetari disa herë bënte batuta dhe ngacmime ndaj aktorëve. Nga llozha u përpoqa disa herë t’i beja me shenjë të pushonte, por për mbi 70 minuta vazhdoi me ngacmimet e tij ndaj aktorëve”, shprehet Çuli duke shtuar se pas kësaj është detyruar ta xjerrë me forcë nga salla së bashku me asistentin e tij.

Madje Çuli ka thënë se gazetari ka qenë në gjendje të droguar. Për këtë akuzë, Shehu është shprehur i gatshëm të bëj edhe testin e drogës.

Po ashtu mbi ngjarjen në fjalë Teatri Kombëtar ka bërë edhe një reagim zyrtar.

"Dje në Teatrin Kombëtar, u zhvilluan provat e përgjithshme të dramës “Tri motrat” të dramaturgut rus Çehov. Ndërsa salla ishte e mbushur me spektatorë dhe gazetarë të ftuar për të ndjekur shfaqjen, Eni Shehu, i televizionit ABC, në mënyrë krejt të pahijshme për çdo spektator - ca më shumë për dikë që flet në emër të medias - provokoi dhe shqetesoi me fjalë e batuta aktorët gjatë interpretimit në skenë duke zhurmuar, qeshur, trazuar ata dhe mjedisin përreth. Pa asnjë respekt për shfaqjen, për mundin e aktorëve, për artin dhe teatrin, pa asnjë respekt për publikun, personi në fjalë bëri gjithçka për të prishur shfaqjen. Kjo na detyroi që gjatë pushimit t’i kërkojmë atij të largohet nga salla, dhe në refuzim të kësaj kërkese ta detyrojmë të largohet," thuhet në reagimin eTK-së.

Pas kësaj ngjarje, kanë reaguar edhe aktorët e shfaqjes" Tri Motrat". Aktori Neritan Liçaj e ka cilësuar të papranueshëm incidentin, të cilin e quan sulm ndaj Teatrit Kombëtar.

"Mendoj se nuk eshte dinjitoze per nje televizjon shume prestigjoz sic A.B.C. neës eshte, te sulmoj nje institucjon kaq te rendesishem si Teatri Kombetar ne nje dite feste para nje evenimenti te Madh artistik si ai i "Tri motave" per nje incident teresisht te pa pranueshem nga ana gazetareske," shkruan Licaj.

Edhe aktorja Elia Zaharia ka komentuar mbi incidentin mes gazetarit dhe drejtorit të TK-së, duke u shprehur se "e keqja ketij vendi i vjen nga artistet, ndaj ju lutem na lini te bejme te qete punen tone, me pasion dhe perkushtim"!

"Une mund t'i kuptoj deri diku kontradiktat qe gazetare mund te kene me institucione te caktuara, por per aktoret Teatri eshte tempull. Kur hyni ne boten tone, ku ne japim gjak e shpirt per te ndertuar nje bote me te bukur per publikun, ju lutem respektoni mundin dhe punen e ne te gjitheve," thotë Zaharia.

Një dramë e tri motrave Olga, Masha dhe Irina, midis dëshirës për t'u larguar drejt qytetit dhe midis ëndrrës për të mbajtur lartë vlerat njerëzore prezantohet këtë të shtunë dhe të dielë në Teatrin Kombëtar.

tri motrat

Redaksia Online
(U.S/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane nisin nga Shkodra, koncert i veçantë nga muzikantë me aftësi ndryshe

Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane nisin nga Shkodra, koncert i veçantë nga muzikantë me aftësi ndryshe