Tri 'muskutjerët' e diplomuar në SHBA që do drejtojnë fushatën e PS në Tiranë

Tri 'muskutjerët' e diplomuar në SHBA që do drejtojnë fushatën e PS në Tiranë

Zgjedhjet Parlamentare të 25 prillit do të jenë një test për sistemin politik në vend. Në një anë Partia Socialiste kërkon mandatin e tretë, ndërsa Partia Demokratike kërkon të rikthehet në pushtet pas 8 vitesh opozitë. Në letër gjerat duken të qarta, PD në sulm dhe PS në mbrojtje, por në fakt realiteti jep një tjetër panoramë që në një vend normal është vështirë të ndodhë.

Qarku i Tiranës është qarku që praktikisht përcakton se kush do të jetë në pushtet për 4 vitet e ardhshme pasi ka 34 mandate (ndoshta mund të shtohet dhe një tjetër mandat nëse KQZ do të bëjë rishpërndarje të mandateve në bazë të ndryshimeve demografike gjatë 4 viteve të fundit).

Mazhoranca ka përzgjedhur që tani tre figurat që do të drejtojnë fushatën elektorale; Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati, sekretar i Grupit Parlamentar të PS.

Të tre kanë profile të ndryshme, Veliaj një lider ambicion që nga shumë shihet si kryetari i ardhshëm i PS, Spiropali një grua e fortë që ka arritur t’u bëjë ballë burrave të politikës dhe Ervin Bushati që shpeshherë kur flet nuk arrin të bësh dallimin nëse po flet si përfaqësues i PS apo si ekspert i ekonomisë.

Të tre kanë një të përbashkët dhe që është e rastësishme apo e zgjedhur vetë nga kreu i PS-së, Edi Rama; janë diplomuar në SHBA.

Veliaj ka studiuar për Shkenca Politike në Grand Valley State University, Michigan, Spiropali e diplomuar në Mount Holyoke College, Massachusett për Politikë dhe Ekonomi, dhe Bushati i diplomuar në universitetin “DePaul University” Chicago për Financë dhe Ekonomi.

Rama me këtë goditje duket se ka arritur që të bashkojë tre njerëz jo vetëm tre politikanë që janë diplomuar në SHBA, por paraqesin një brez të ri politikanësh që nuk janë sot aty për shkak të lidhjeve familjare, as për kontributin në lagje, por për një gjë më të madhe.

Nga ana tjetër, PD e cila ka më shumë se 7 vjet në opozitë duket se ende nuk arrin të gjejë tre emra të spikatur për të drejtuar fushatën në kryeqytet. Gjithçka duket si një mision i pamundur nëse marrim parasysh performancën e dobët të Bashës në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

I vetmi as që kreu i PD ka nën mëngë është Jorida Tabaku, por që kurrë demokratët nuk kanë ditur ta kthejnë potencialin e saj në një aset politik. Në mënyrë hipotetike, nëse Tabaku do të ishte në PS, ajo do të ishte sot me siguri një prej figurave qendrore të saj.

Por cila është alternativa e PD? P.sh a mund të konkurrojë ajo me Klevis Balliun përballë treshes së PS? Djali i Fahri Balliut është diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin Richmond në Angli, por ai kurrë nuk ka spikatur për intelekt dhe as për ndonjë artikulim akademik.

Grida Duma? Pas dështimit në zgjedhjet lokale të vitit 2015 përballë Vangjush Dakos humbi me gati 14 mijë vota diferencë për Bashkinë e Durrësit. Këtë rezultat, PD nuk e kishte regjistruar as me Ferdinant Xhaferaj në 2011, ku diferenca ishte më pak se 4 mijë vota apo në 2011 kur Armand Telit humbi me një diferencë prej 300 votash.

Ky rezultat tregon qartë se Duma nuk është një magnet për vota, por vetëm një mit televizit i ngritur kryesisht për shkak të lidhjeve të saj të dyshimte me pronarë mediash, që PD-së mund t’i kthehet në kosto të rëndë siç iu kthye në zgjedhjet lokale (që megjithë manipulimet e pretenduara, nuk mund të vidhen 14 mijë vota).

PD ka shumë emra që mund të ishin shumë të denjë për të drejtuar fushatën jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin, por Bashën duket se po e dëmton shumë mungesa e njohurive në futboll. Çfarë lidhje ka futbolli? Kryetarët e partive në Shqipëri janë si trajnerë (për shkak të sistemit elektoral, dhe jo vetëm). Rama po bën atë që as trajneri i Barcelonës nuk do ta guxonte, po u jep mundësinë që të tregojnë vlerat në fushë lojtarëve të rinj që janë të etur për sukës edhe pse vetë PS ka 8 vite në pushtet.

Basha, një trajner i një ekipi që spo arrin të fitojë asnjëherë, jo vetëm që nuk ka ditur të bëjë “merkato”, por edhe xhevahirët i ka lanë në stol, nisur edhe nga fakti se ka njohje me presidentin e ekipit dhe nuk i druhet aspak shkarkimit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yyyy: 12/09/2020 12:58

    A ka mundesi mos me votu asnjeri , kur ske alternative nk ke pse voto

    Përgjigju
  • Shqiptari: 11/09/2020 21:36

    Pershendetje Nje gje nuk e kuptoj ne lidhje me vleresimin qe i ben gazetari, I pari kryetar bashkie, vjen Pa asnje lloj eksperience pune si nepunes shteti apo ne sektoret privat dhe direkt Minister, Pa shkolle te larte, qofsha i gabuar por ne CV-ne e tij nuk kam lexuar ndonjehere qe kreu shkollen e larte 3 apo 4 vite, por neqoftese per ju 1 vit quhet shkolle e larte atehere ju keni te drejte, sa per realizimet-detyrat qe ka kryer si kryetar bashkie po ju permend ujin e pijshem dhe abonete e transportit publik urban ne bashkine e Tiranes. E dyta- vjen direkt Pa asnje lloj eksperience pune si i pari dhe direkt drejtore e pergjithshme e doganave, rezultatet- sipas mediave vetem nje cante dore i kushton mbi 1000€, cfare pret me shume prej saj. I treti nuk kam shume informacion, vetem e kam degjuar neper studio televizive, shfaq aty mendimet e tij personale apo direktivat e partise, dhe nisur nga fakti qe eshte vetem ne pozicionin e deputetit mund te jete futur ne lista si ndonje detyrim personal-nder i kryetarit te partise kundrejt te treteve.

    Përgjigju
  • Mali: 11/09/2020 20:56

    Balliu,saliani,duma,noka,spahiu jane ajka e pd- se. Me keto e ka te sigurt fitoren pas 10 vjetesh pd- ja

    Përgjigju
  • Ilir: 11/09/2020 20:07

    Kjo Skenderbesha e Skenderbeut te saj ja kalon te gjitheve dhe te gjithave. Ka filluar te vishet me firmato qe kur u be drejtoreshe e doganave...! Perpara nuk e nderronte nje bluze 2 jave rrjesht, tani guci e prada! Me keto te tre e kane te sigurte mandaten e trete keta bashke me Skenderbeun e kesaj...! Me zor po pret ky popull...!

    Përgjigju
  • O tej: 11/09/2020 19:36

    PD ka potenciale ne Tirane duhet te veje Flamur Noken Edi Paloqen dhe Klevis Balliun suksesi eshte i garantuat

    Përgjigju
  • Neritan: 11/09/2020 18:11

    Sa analize e bukur. Muskutieret e Rames qe kane marre diplome ne USA jane te zgjuar dhe te afte. Ato te PD, diplomuar ne Angli, jane kot. Se pari, mire qe sy ohet propogande pro PS. Por mos fyeni qindra e mijra shqiptare qe kane studiuar e Evrope apo Azi. Medemek, vetem ato ne Amerike dine. Se dyti, keto muskutieret e PS, ne fakt jane individet me imoral politik qe korrupsionin arkaik te PD, e kthyen ne nivel akademik. Sigurisht, hu nuk i publikoni keto komente por te pakten jini me realiste dhe njerzor, dreqi e mori.

    Përgjigju
    • Tirona: 11/09/2020 18:51

      O Neritan!Gazetari ka fol me emra te pervecem, mos te ngelet hatri , nuk te ofendon Ty asneri pse ke studiuar ne Europe apo ne Azi,Nese ti je "demokrat" nuk ke faj qe ske mundur te kapesh majat e PD sepse Ti je nje njeri i thjeshte i rritur dhe i edukuar nga nje familje e ndershme , ne PD kane bere "karriere" vetem cunat e babes,si ai cuni i Fariut dhe bythelepirsat si Ajo Duma , nje grua e pa cipe. Ti nuk je si Ata, Ti po te kishe bindje te majta ,mund te kishe bere karriere se kjo Parti ta jep mundesine.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja