TIRANË- Një i ri është vënë na pranga pasi po shiste tri pistolteta tip "Ekol", së bashku me tre krehëra kundrejt shumës 300 mijë lekë të reja.

Por kjo “marrëveshje tregtare” e ka çuar në pranga Albin Jak Mexhaj, 29 vjeç, banues në fshatin Gërdec, Vorë, Tiranë. Ai është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme nga Komisariati i Policisë numër 2 Tiranë, në kuadër të një operacioni të uniformave blu.

“Pas marrjes në kohë të informacioneve në kohë për këtë shtetas u bë e mundur kapja në flagrancë, përgjatë momenteve të tregëtimit të tre armëve të zjarrit, tip pistoletë, të markave ‘Ekol’ special 99, CAL,9 mm, P.A.K, së bashku me tre krëhëra”, thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Redaksia Online
(bg/shqiptarja.com)