Pogradeci do të presë ditën e nesërme “Triathlon Pogradec 2026”, një aktivitet që bashkon tre disiplinat sportive në një garë të vetme: ‘not, çiklizëm, vrap.’

Ndërkohë për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, mëngjesin e 21 qershorit do të kufizohet qarkullimi në disa akse rrugore.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se nga ora 10:00 deri në orën 12:00, nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve, nga sheshi "Odeon" deri te hotel "1 Maji".

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se nga ora 09:00 deri në orën 11:30, nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve në aksin rrugor “Lin-Pogradec” nga rruga "Reshit Çollaku" deri te hotel "Lyhnidas".    

Gjithashtu, do të bllokohet përkohësisht lëvizja në disa segmente rrugore brenda qytetit të Pogradecit, deri në përfundim të aktivitetit.    

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të aktivitetit sportiv “Triathlon Pogradec 2026”, që do të zhvillohet më datë 21.06.2026, në qytetin e Pogradecit.   

Për të siguruar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, gjatë paradites së datës 21.06.2026, do të kufizohet qarkullimi në disa akse rrugore.  

-Nga ora 10:00 deri në orën 12:00, nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve, nga sheshi "Odeon" deri te hotel "1 Maji"; 

-Nga ora 09:00 deri në orën 11:30, nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve në aksin rrugor “Lin-Pogradec” nga rruga "Reshit Çollaku" deri te hotel "Lyhnidas".    

Gjithashtu, do të bllokohet përkohësisht lëvizja në disa segmente rrugore brenda qytetit të Pogradecit, deri në përfundim të aktivitetit.       

Shërbimet e Policisë do të jenë në terren, për garantimin e sigurisë rrugore dhe të garuesve, si dhe për të orientuar përdoruesit e rrugës, për përdorimin e rrugës alternative “Korçë-Qukës”.      

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për respektimin e masave kufizuese, në funksion të zhvillimit të sigurt të këtij aktiviteti sportiv.