Tribunali për krimet e UÇK-së
Kuvendi nuk e fut në rend dite

Tribunali për krimet e UÇK-së<br />Kuvendi nuk e fut në rend dite
PRISHTINE - Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se nuk kanë ardhur direktiva të qarta prej Departamentit Amerikan të Shtetit që krijimi i gjykatës për krimet e supozuara të UÇK-së të bëhet me votim në Kuvendin e Kosovës apo të bëhet pa e pyetur fare Kosovën nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
 
Krasniqi ka theksuar se një pjesë të përgjegjësisë për krijimin e kësaj gjykate e mban qeveria e Kosovës, përkatësisht Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, të cilët sipas tij, kanë qenë të përfshirë direkt në diskutimet për fatin e EULEX-it si dhe për krijimin e kësaj gjykate.
 
Kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga duhet që të thërriste subjektet politike paraprakisht dhe të konsultohet me ta, para se të nxirret një qëndrim për Tribunalin, i cili do gjykonte krimet e supozuara të UÇK-së.
 
Ismet Beqiri i LDK-se ka thënë se këtë porosi ua kanë lënë të gjithë zyrtarët ndërkombëtarë që i kanë vizituar kohëve të fundit.
 
Ndërkohë, Glauk Konjufca i VV-së ka thënë se ata janë kategorikisht kundër këtij Tribunali. Konjufca ka pohuar se do të duhej një unifikim i faktorit politik për të pasur një qëndrim të përbashkët për këtë çështje të ndjeshme për vendin.
 
Edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca, deklaratën e presidentes Jahjaga se Kosova është e gatshme që të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për themelimin e Tribunalit, si një qëndrim të ngutshëm të saj.
 
Ardian Gjini i AAK-së ka deklaruar se faji pse ka ardhur çështja deri këtu, është i qeverisjes në 6 vitet e fundit, e cila sipas tij, nuk ka garantuar institucione të pavarura të drejtësisë.
 
Megjithatë, asnjë parti politike, përpos Vetëvendosjes nuk ka qëndrim të qartë në lidhje me themelimin e Tribunalit. Ata janë shprehur se gjenden në pozicion të vështirë sa i përket Tribunalit. Vetëvendosja është shprehur kundër Tribunalit.
 
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, është thënë se ende nuk dihet nëse kjo çështje mund të hyjë në seancën e së enjtes.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit