Britani- Tridantgate është skandali i parë i qeverisë konservatore të Theresa May, e cila akuzohet se ka fshehur dështimin e një testi ushtarak britanik përpara se të merrte miratimin e parlamentit për aprovimin e tij.
Eksperimenti është ndërmarrë në qershor raporton prestigjizoja Times. Një raketë Trident, e vetmja trashëgimi e armatës bërthamore të Britanisë së Madhe, u hodh nga një nëndetëse në det të hapur, ka devijuar nisjen në drejtim të Florisë . Nuk kishte asnjë rrezik pasi raketa nuk kishte eksploziv atomik dhe përfundoi në oqean.
Por përtej testmit një veprim i tillë është parë si një sinjal aspak paqësor i cili ka sjellë shumë kontradikta jo vetëm brenda vendit.
Ai është kontestuar nga Skocia e cila është baza e forcës bërthamore dhe për këtë arsye kërkon pavarsinë nga Britania e Madhe dhe të shndërrohet në një vend i lirë bërthamor.
“Ishte një panik absolut dhe preku nivelet më të larta të qeverisë dhe forcave të armatosura, sepse testimi i parë i gjeneratës së re të raketave bërthmore pas 4 vitesh ishte një dështim “ thotë një burim për Times duke shtuar se në fund të fundit Doëning Street vendos t’i fshehë dështimin e testimit opinionit publik dhe parlamentit, duke ditur se nëse do ta bënte publik një lajm të tillë do të dëmtonte besimin e forcave.
Theresa May ishte ministre e brendshme në momentin e aksidentit, por u bë kryeministre pak kohë më vonë pas referendumit Brexit.
Por sërish ishte po ajo e cila vetëm 5 ditë pas ardhjes në detyrë kërkoi nga Dhoma e Komuneve një financim prej 50 milionë sterlina për programin bërthamor.
Fshehja e një testmi të tillë është cilësuar nga kreu laburist Corbyn një gabim katastrofik.
Por edhe nëse qeveria thotë sërish se kishte besim në këtë program, i ashtuquajturi skanladti Trident gate, hedh shumë hije dyshime mbi Theresa May, duke patur parasysh faktin se ajo është e para lidere e cila do të udhëtojë këtë të premte në SHBA për tu takuar me presidentin e sapoemëruar Trump.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com