Trillimi i radhës, Kurir: Edi Rama 
 në Serbi sërish me antiplum

Trillimi i radhës, Kurir: Edi Rama <br /> në Serbi sërish me antiplum
Mediat serbe vazhdojnë të trillojnë histori nga më të ndryshmet në lidhje me kryeministrin Edi Rama. Gazeta beogradase “ Kurir” shkruan se  kryeministri shqiptar kishte veshur një jelek antiplumb gjatë vizitës së tij në 10 nëntor në Beograd, pasi kishte frikë nga ndonjë atentat i mundshëm.

“Edhe pse vizita e tij u sigurua me 5.000 policë, më 10 nëntor në Beograd, Rama kishte veshur nën kostum një jelek mbrojtës. Në samitin e ardhshëm të krerëve të qeverisë për sigurinë e pjesëmarrësve do të kujdesen  10.000 oficerë të policisë, por Edi Rama përsëri do të veshë një jelek antiplumb”, shkruan Kurir. 

Kurir shkruan se në Beograd, në datën 16 dhjetor do të mbahet samiti i Kinës, ku do të marrin pjesë 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, dhe një nga pjesëmarrësit do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili vizitoi së fundi Beogradin, dhe ishte aq i  “traumatizuar”, sa që kishte veshur jelek mbrojtës.

rama antiplumb
rama antiplumb

Gazeta serbe,që citon një burim që ishte pjesë e grupit pritës së kryeministrit shqiptar në Serbi, shkruan se Rama kishte vendosur të ndërmerrte këtë hap pasi ishte në panik për sigurinë e tij, edhe pse përgjegjës për të ishin më shumë se 5.000 oficerë të policisë, duke përfshirë edhe ekipin SWAT! 

“Do të shihet nëse kryeministri shqiptar do të veshë një jelek mbrojtës gjatë samitit të ardhshëm në Beograd, ku për sigurinë e 17 krerëve të qeverive do të kujdesen  10.000 oficerë. Ky fakt është edhe më interesant, kur merret parasysh që në Beograd, kanë ardhur zyrtarët më të lartë të botës, si Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri francez Manuel Vals. Por ata ndjeheshin mjaftueshëm të sigurt, dhe asnjëri prej tyre nuk kishte vendosur të vishte jelek”, shkruan Kurir.

rama antiplumb

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë