Shqipëria do të marrë pjesë në Edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia 2015 . "La Biennale di Venezia - 56th International Art Exhibition"
Prezantimi mbi Pavionin shqiptar "Trilogjia Shqiptare", do të ketë në përbërje  një seri stratagjemash të tërthorta"  nga artisti Armando Lulaj, kuruar nga Marco Scotini dhe asistent kurator Andris Brinkmanis, të cilat kanë krijuar një interes si në lidhje me subjektin edhe me perspektiven se si artisti sheh, interpreton dhe prezanton në pavjon, historinë e komunizmit.
Ministria e Kulturës sqaron se realizimi i pavionit shqiptar është rezultat i bashkëpunimit të artist, kuratorit dhe stafit të tyre me Ministrinë e Kulturës, si edhe stafit administrativ të ministrisë dhe institucioneve të tjera shtetërore.
Hapja e pavionit shqiptar me  6 maj  do te jete pas konferences për shtyp që do të organizohet në orën 16:30
/atsh/