Tring sjell një tjetër surprizë të rëndësishme këtë fillim sezoni

Tring sjell një tjetër surprizë të rëndësishme këtë fillim sezoni

Duke nisur nga 1 shtatori, të gjitha kanalet nën logon KLAN do të jenë pjesë e TRING dhe do të mund të shihen nga të gjithë abonentët e platformës në paketat tokësore, satelitore dhe TRING OTT, kudo që ndodhen.

Një lajm ky i shumëkërkuar dhe i shumëpritur nga shikuesit dhe që do ta bëjë edhe më të larmishme dhe gjithëpërfshirëse përvojën televizive në platformën Tring.

Kanalet Klan HD, Klan Plus, Klan News, Klan Music tashmë do të jenë të renditura në të gjitha paketat e platformës Tring dhe do të jenë të disponueshme për t’u ndjekur nga të gjithë 24/7. Sepse Tring ka në qendër të misionit të vet shikuesin dhe është gjithmonë në kërkim të ofertës më të mirë programore dhe sportive për të, duke arritur të sjellë një propozim thjesht të pakrahasueshëm, të përshtatshëm dhe të prekshëm për të gjithë individët dhe familjet në vendin tonë.

Pas ekskluzivitetit absolut të Serie A, bashkë me Coppa Italia dhe Supercoppa për të paktën 5 sezone rresht, deri në 2029, apo Uefa Champions League dhe Uefa Supercup të paktën deri në 2027, apo me kompeticionet e tjera elitare si NBA, Moto GP, superliga portugeze, tashmë të konfirmuara dhe tani me përfshirjen e rrjetit Klan në të gjitha paketat, duket se surprizat nuk do të ndalen këtë sezon spektakolar, duke e rikonfirmuar Tring si platformën televizive më të madhe dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes