Tritan Shehu fajëson aleatët për humbjen në 25 prill: Ishin pa strategji

Tritan Shehu fajëson aleatët për humbjen në 25 prill: Ishin pa strategji

Tritan Shehu në Gjirokastër

TIRANË- Tritan Shehu, pasi ka marrë mandatin e vetëm për opozitën në Qarkun e Gjirokastrës, ka sulmuar LSI-në dhe aleatët për humbjen e mandatit të dytë.

Pa e përmendur me emër, ai thotë se aleatët, ndoqën strategji të gabuar dhe nuk morën votat e duhura, ndërkohë që ka reditur dhe disa arsye të tjera që sipas tij kanë ndikuar në humbjen e demokratëve. 

“Ju falenderoj te gjitheve, ishit te mrekullueshem! Qarku i Gjirokastres mbylli para pak te gjithe procesin zgjedhor. Desheroj te falenderoj te gjitha strukturat e PD, banoret me vlera te vecanta te Gjirokastres, Libohoves, Dropullit, Tepelenes, Memaliajt, Kelcyres e Permetit. Falenderime te vecanta Forumit te mrekullueshem rinor si dhe LDG te degeve tona.

Desheroj te falenderoj ata qe votuan kete here per PD, te zhgenjyer nga mbeshtetja qe dikur i kishin dhene kesaj “Rilindje”. Te gjitha keto bene te mundur qe ne keto zgjedhje ne te rritemi si mbeshtetje ne Qark nga 24,41% ne 30,61%, ne Qytete e fshatra, si perqindje apo ne numer absolut, pavaresisht renies se ndjeshme te numrit te votuesve nga eksodi, qe po ndodh prej varferise, pa punesise, denigrimit te thelle te ketij rregjimi autokratik. Faleminderit shume gjithashtu per mbeshtetjen e besimin qe treguat ndaj meje ne te gjithe kete fushate te denje per qytetarine, vlerat dhe emancipimin tuaj. Pavaresisht se ne nuk arritem si opozite ketu objektivin tone jo per faj te PD, numrat e arritura nga forca jone politike jane ne lartesine e duhur, vecanerisht kjo perballe:

—Uljes se madhe te numrit te banoreve.
—Presionit e represionit mbi administraten nga rregjimi gjate te gjithe kesaj fushate e deri ne procesin e votimit, veprime keto te bazuara mbi nje strategji anti demokratike, te perpunuar e kthyer ne sistem.
—Fenomenit te gjere te blerjes se votave, apo te shkembimit te tyre me vende pune fiktive, subvencione, favore te tjera te paligjeshme etj.
—Premtimeve kriminale per lejimin e kultivimit te kanabisit.
—Mungeses se strategjive adeguate te aleateve tane per format e bashkepunimit e shoqeruar kjo me rezultatet e tyre larg pritshmerive. Te tilla faktore jane shume, por pavaresisht nga keto ne qendruam. Faleminderit perseri duke ju premtuar se do te jem gjithmone me ju e prane jush”, shkruan Shehu.

Mandatet në Gjirokastër, u ndanë në 3 për socialistët dhe 1 për demokratët, e ndërsa në 2017 ishin 2 për PS, 1 për PD dhe 1 për LSI. Kujtojmë se në 2017 ky qark ka pasur 5 mandate, por në 25 prill iu hoq një pasi i kaloi Tiranës.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sula: 29/04/2021 02:05

    JU TE PD DHE LSI JENI KAQ TE PERLYER NE KRIME DHE VJEDHJE NDAJ POPULLIT SHQIPTAR SAQE NE 2017 ME RASTIN E REFORMES NE DREJTESI BETE PAKT ME RAMEN...RAMA TE MBAJE PUSHTETIN ME KUSHTIN E VETEM QE BERISHA META,BASHA TE MOS DENOHEN NGA SPAKU......PRANDAJ DERI SA TE VDESIN BASHA.META BERISHA.KRYEMADHI,,EDI RAMA DHE PS DO JENE NE PUSHTET...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen