Tritan Shehu: Mazhoranca kundër rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë! Reagon Balla: Shqipëria e ka dënuar, Berisha furnizoi me naftë Millosheviçin

Deputeti i PD-së Tritan Shehu së bashku me disa deputetët të tjerë të ‘Rithemelimit’ propozuan një mocion me debat në Kuvend për një rezolutë “Për njohjen dhe dënimin e genocidit të Srebrenicës, Bosnjë dhe Hercegovinë”.

Tritan Shehu ka dalë sot në një deklaratë për mediat dhe ka deklaruar se mazhoranca nuk pranon dhe ky është një akt i rëndë.

“Nuk prisja këtë qëndrim që mbajtën të majtët. Jam i befasuar sepse ata nuk pranuan që kjo rezolutë të kalojë në parlamentin shqiptar. Në momentin që parlamenti shqiptar deri sot nuk ka kaluar asnjë dokument për të dënuar këtë gjenocid, siç ka bërë PE, gjë që krijon një impakt shumë të madh për Kuvendin e Shqipërisë. Akt shumë i rëndë bllokimi i kësaj rezolute që ka kaluar në Kosovë, Mal të Zi”, tha Shehu.

Sipas tij, ky bllokim i kësaj rezolute, në një kohë kur problemet në Evropë janë kaq të vështira pas agresionit fashist rus në Ukrainë, kur Serbia s’ka pranuar sanksionet kundër Rusisë domethënë të jesh i detyruar shumë të mos pranosh të hapësh një kërkesë kaq të vlefshëm që do kërkonte jo dënimin por kërkesën për falje.

“Sipas qëndrimit që mbajti PS, shpresoj që nesër seanca plenare do vendosë të kundërtën, nuk do lejojnë këtë aventurizëm që të majtët sot në konferencën e kryetarëve ndërmorën”, tha Shehu.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

 “Shqipëria e ka dënuar masakrën e Srebernicës dhe madje ka mbështetur edhe rezolutat në OKB dhe OSBE”, tha ai.

“Për dënimin e gjenocidit në Srebernicë dhe të gjithë biem dakord që Shqipëria e ka dënuar këtë masakër. Shqipëria ka qenë mbështetëse e rezolutave në OKB për dënimin e gjenocidit dhe kemi përshëndetur vendimmarrjet e gjykatës së Hagës ndaj autorëve të kësaj masakre. Në këtë kontekst kemi pasur një propozim me propozuesin. Tritan  Shehut i kam kërkuar që këto çështje të kenë dakordësinë e të gjitha palëve dhe askush nuk duhet të marrë protagonizëm”, tha ai.

Më tej Balla shtoi se në “në korrik 1995 ata që drejtonin Shqipërinë në atë kohë dhe presidenti i asaj kohë ka qenë në mbështetje të makinerisë vrasëse. Berisha furnizonte me karburant makineri vrasëse të presidentit të asaj kohë te Serbisë dhe pasojat që solli ai gjenocid”.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur

Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur