Tritan Shehu: Një mesazh i ndjerë
që më ktheu vite pas

Tritan Shehu: Një mesazh i ndjerë<br />që më ktheu vite pas
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu është kthyer disa vite në kohë , kur jepte mësim në auditorët e mjekësisë.

I prekur nga një mesazh i ish-studentes së tij, Shehi e ndan atë me miqtë në rrjetet sociale.
 
SOT NDJEVA NJE KENAQESI TE VECANTE:

Dr. Dorela Haxhiademi, ish studentja dhe specilizantja ime, aktualisht Anesteziste-Reanimatore e shkëlqyer pranë një nga klinikave më të mira europiane në fushën e Kardiologjise e Kardiokirurgjise Pediatrike, atë të Massa në Itali, më dergoi mesazhin e mëposhtëm, që më ktheu vite mbrapa në kujtesë.

Me deshirën e saj dhe duke e falenderuar e uruar ate, po e bëj publike:

Përshendetje Prof! 

Kam kryer specializimin ne An Rea ne vitet 1998-2002. Kujtoj shpesh leksionet tuaja, respektin që tregonit për mësimdhënien dhe sidomos cilësinë e lartë shkencore e aftësinë për të bërë të thjeshta për ne edhe nocionet e vështira të shkencës bazë të specialitetit tonë (ligjet e gazeve, parimet e ventilacionit mekanik, Do2/Vo2 etj).

Atëherë e ende sot provoj keqardhje që mbërrita vonë në QSUT, e nuk pata shansin të mesoja prej jush edhe në praktikë.

Më është dashur ta përsëris specializimin për herë të dytë në Itali, e ju siguroj që leksionet tuaja janë më të mirat që kam dëgjuar; janë leksione që do ti kishin zili edhe universitetet më prestigjioze.

Gjej po aq profesional e elegant mendimin tuaj mbi cështjet e politikave shëndetesore të Shqiperisë, mendim i një njeriu të mencur, të lexuar edhe në këtë fushë (si në gjithe të tjerat) e njohës shumë i mirë i realitetit shqiptar. 

Sot kryqëzova në FB faqen tuaj (një mik i përbashket mesa duket kish komentuar) e vendosa ta ndaj me ju respektin tim të kahershëm. 
E fundit, por jo nga rëndësia.

Punoj në Massa, Itali. Më ka qëlluar të bisedoj me shefin e kard ped, Bruno Murzi, e kemi zbuluar që ndajmë të njëjtën konsideratë për kardioanestezistin e madh Tritan Shehu. 

Me mirenjohjen e thellë që provohet për kë na ka bërë rrugë në labirintet e dijes. Pushime të mbara! Dorela Haxhiademi" 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie