Tritan Shehu:PD opozita kryesore
Bashkëpunimi me LSI? Të hapur
"Gara për kreun e PD, transparente"

Tritan Shehu:PD opozita kryesore<br />Bashkëpunimi me LSI? Të hapur<br />
Gjatë një interviste për emisionin ’45 Minuta’ në Report Tv deputeti i PD-së, Tritan Shehu shprehet se Partia demokratike do të vojojë të mbetet opozita kryesore e vendit dhe se do të jetë e hapur të bashkëpunojë me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që bëjnë opozitë. Por PD do të mbetet  forca kryesore e opozitës”, u shpreh Shehu.

Gjatë intervistës me gazetarin Denis Minga, ish-ministri i Jashtëm foli për situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike dhe garën që po zhvillohet  mes Bashës dhe Selamit.

Sipas tij, procedurat e ballafaqimit mes dy kandidatëve kanë qënë korrekte duke shtuar se shpreson se pas datës 22 korrik pas zgjedhjes së kryetarit situata në këtë forcë politike do të përmirësohet.

“Nuk shprehem për asnjërin nga kandidatët. Në tërësi procedurat kanë qënë korrekte  në mënyrë që ballafaqimi të jetë korrekt. Besoj se pas datës 22 pas zgjedhjes së kreut të PD unë mendoj që gjërat do të shkojnë drejt qetësimit përmirësimit dhe do të dominojë logjika, gjuha e përbashkët” u shpreh ish-ministri i jashtëm.

Sa i përket ministrave teknikë dhe shkarkimit të tyre, Shehaj konfirmon se është një marrëveshje që duhet respektuar.

“Ka një marrëveshje që u bë dhe ajo mbyllet me përfundimin e procesit zgjedhor cka nuk ka përfunduar ende. Ishte një marrëveshje. Ne respektojmë marrëveshjen me shtetin pavarësisht kush e komondon. Edhe nëse do të isha minsitër teknik do kisha respektuar atë cka do ishte vendosur nga Partia nuk janë vendime individuale”, shton Shehu.

Sipas tij marrëveshja Rama –Basha do të vijojë pasi ishte një marrëveshje e cila pati shumë anë pozitive.

“Ajo marrëveshje ka elementë pozitiv që ka lidhje me votimin elektronik, përmirësimin e rolit të qytetarëve në zgjedhjen e deputetëve, elementë  që lidhen me luftën kundër drogës uroj që kjo qeveri të ecë në këtë rrugë. Ne jemi gati për votim elektronik, ne ishim të parët që ngritëm zërin për dekriminalizomin. Jemi gati të bashkëpunojmë, por i takon qeverisë të marrë masa të luftojë ne bëjmë opozitën jemi afër qytetarëve”.

Shehu foli edhe për çadrën që PD ngriti për tre muaj në Bulevard, duke thënë se ishte çadra e cila bëri që në vend të flitet hapur për probleme me të cilat përballet vendi.

“Cadra nuk i shtoi problemte cadra vuri gushin te problemet.   Cadra nuk dëmtoi strukturat por përmirësoi.Në atë kohë PD ishte në terr informativ. Dje dëgjova kryeminstrin që fliste për drogën më parë nuk fliste. Cështjen e  drogës e  ngriti cadra. Cadra bëri që të pranohej e vërteta e hidhur e Shqipërisë .

Duke komentuar sasinë e drogës që u kap pak ditë më parë deputeti u shpreh se janë pushtetarët ata të lidhur me krimin dhe jo fshatarët.

“Është pozitive që u kapën kaq ton drogë por janë një mijë herë më shumë të fshehura. Droga ishte fshehur nga fshatarë të varfër, por droga e vërtet mbrohet nga kriminelëtt. Edhe këtë herë e paguan fshatarët hallexhinj. Në Tepelenë e pashë që  fshatarët ishin në terror.  Kjo është shumë herë më keq se droga. Kriminelët e vërtetë janë ata pushtetarë që bashkëpunojë me kriminelët i kanë mbushur xhepat plot”, u shpreh Shehu.
 
I pyetur për Samitin e Triestes ku mori pjesë edhe Shqipëria dhe ku u nënshkrua krijimi i një tregu të përbashkët në Ballkan, Shehu cilësoi se Samiti ishte një hap mbrapa për Shqipërinë.

“Ishte një shans i humbur për Shqipërinë, është një hap mbrapa për vendin. Shqipëria doli nga lista e vendeve pritoritare për tu bërë pjese e BE është një lajm tragjik për Shqipërinë për shkak të problemeve me drogën por edhe të politikës së jashtme, Shqipëria nuk mori projekt kjo tregon kapacitete të dobëta të një keqqeverisje të dobët. Samiti dha mesazhe negative për vendin dhe fajin e ka kjo qeverisje e cila e bëri vendin hambar të drogës. Numri i azilantëve shqiptarë është më i madh se i sirianëve. Prandaj vendi doli nga axhenda e BE. Shqipëia nuk ka zhvillim infrastrukturor, korrupsioni është 10 fishuar", shton Shehu
 
Sa i përket marrëdheniëve që kryeministri Rama ka krijuar me Greqinë dhe Turqinë Shehu shprehet se Rama ka një keqvendosje në boshtin e politikës së jashtme.
 
“Rama ka keqvendsoje në boshtin e politikës së jashtme. Zotësi është të zgjidhen problemet  me fqinjët por  ai krijoi probleme artificiale me Greqinë.  Politikae  jashtme nuk bëhet me barsolete dhe me atlete duhet të jetë e elaburuar. Turqia është një aleat shumë i mirë, vend i rëndësishëm për Ballkanin  kemi marrëdhënie të mirë me të por kjo nuk do të thotë të prishësh marrëdheniet me Greqinë, ne kemi patur marrëdhenie të mirë me të dyja shtet kemi tejkaluar edhe problemet”, përfundoi Shehu.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Britania e Madhe “zgjohet” në kaos pas një nate trazirash të dhunshme! Antiprotesta ndaj racistëve në disa qytete

Britania e Madhe “zgjohet” në kaos pas një nate trazirash të dhunshme! Antiprotesta ndaj racistëve në disa qytete